Prishtinë, 24.09.2025
Drejtori Ekzekutiv, z. Genc Metaj, mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes për hartimin e strategjisë së Qëndrueshmërisë Kombëtare, në bashkëpunim me NALT-in dhe partnerët e tjerë strategjikë. Me këtë rast, ai mbajti një fjalë rasti ku paraqiti aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Agjenci dhe që ndërlidhen me konceptin e qëndrueshmërisë.
